thashetheme ,celebritete, Big brother albania 3 live,celebrity gossip,reality shows

Ka mjaftuar disa hapa nga valsi i dashurisë mes Dritanit dhe Aidës, që janë duke mësuar provën e javës që të gjithë banorët të gjejnë nga një partnere për të kërcyer. Erjola që gjithmonë tërheq vëmendjen, thotë se ata duhet ta marrin më shumë seriozitet dhe u kërkon banorëve që të përqëndrohen në detyrat e tyre. Zhuljeta kërcen me Arjonin, ndërsa Bjordi dhe Pavlini bëjnë humor duke kërcyer me njëri-tjetrin. Republika e cila gjatë gjithë kohës ka qëndruar shumë në heshtje i kërkon Erjolës që ta ndihmojë në larjen e enëve, një detyrë të cilën e marrin përsipër të gjitha vajzat, pasi vetëm kështu kanë mundësi edhe të bisedojnë mes tyre. Pasi mbarojnë punët e zakonshme në kuzhinë, banorët impenjohen në maksimum për provën e javës, ku valsi i dashurisë mbetet në plan të parë.
Shtepia me e famshme e shqiptareve hapi dyert me 7 shkurt ne oren 20.45 per banoret, te cilet permes nje bashkejetese televizive do te ndajne me publikun jeten e tyre private.
Kete vit ka shume ndryshime, shtepia do te vije ne nje pamje krejt te re dhe personazhet jane vertet te vecante.
Arbana Osmani, drejtuese e programit thote se spektakli do te jete plot supriza, ndersa shikuesit mund te zbulojne cdo gje vetem sot ne mbremje.
Banoret e Shtepise se Big Brother 2 do te jene si meposhte: 
| Arjon Muca – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 |
| Datëlindja: 22 prill 1985 Horoskopi: Demi Mosha: 23 vjec Vendlindja: Vlorë Vendbanimi: Tiranë Gjendja civile: Beqar Flokët: Kafe Shenja të vecanta: Vath në vesh, një tatuazh në shpinë (dy iniciale emrash) dhe një tjetër tek krahu (ylli pesëcepësh). Këtë të fundit e ka bërë bashkë me një shoqe. Gjendja civile: Single Gjuhë të huaja: italisht, pak gjermanisht Stiliste e preferuar: Jona Muca Objekte pa të cilat nuk bën dot: teknologjia, veshjet, kapuci, xheli i flokëve. Flokët i ka shumë merak. Qethet dy herë në muaj. Gatimi: Gatuan mirë pjatat e para Gjella e preferuar: Fasulet Arsimi: I lartë Profesioni: Art designer Hobi: ModaKarakteristika: Simpatik, vishet bukur. Të gjitha rrobat ia stilon e ëma. Ka jetuar 15 vjet në Itali. Tani ndihmonë të ëmën, (Jona Muca, stiliste) në sfiltatat e saj, të cilat i organizon vetë Arjoni. Ka pasur nëj lidhje 10 vjecare kur ka qenë në Itali, por tashmë ka mbaruar. Pretendon se është i bukur, i zgjuar dhe i edukuar. Në Itali ka jetuar me familjen. Mendon të ndjekë një strategji po hyri në BB: nuk do ta nxjerrë në pah karakterin e tij që në fillim. Në përgjithësi ka raport të mirë me femrat. |
***************************

| Lirita Halili – Pjesmarrese e Big Brother Albania 2 |
| Mosha: 22 vjec Vendlindja: Prishtinë Vendbanimi: Prishtinë Gjendja civile: Beqare Sytë: Të zinj Flokët: Të zeza Arsimi: I lartë, Shkenca Komunikimi Profesioni: Shitëse në një butique Hobi: Shkencat e komunikimit dhe psikologjia, muzika dhe festat.Do të hyjë në Big Brother sepse: Do të përfaqësojë vendin e vet, duke treguar karakterin e saj të drejtpërdrejtë. Karakteristika: Simpatike, e komunikueshme me të gjithë. Mendon se shkolla që ka mbaruar e ndihmon në marrëdhëniet me njerëzit. Mund të përshtatet me këdo. |
*************************

Adelajda Xhamani – Pjesemarrese e Big Brother Albania 2 Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Kavajë
Gjendja civile: E fejuar
Flokët: Të kuqe
Arsimi: I lartë, Cikël i Ulët
Profesioni: Mësuese e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Luz të Vogël të Kavajës.
Hobi: Muzika, letërsia
Do të hyjë në Big Brother sepse: E ka ëndërr, megjithëse nuk e lënë familjarët dhe ka ardhur pa lejen e tyre. E njëjta gjë ndodhi dhe vitin e kaluar, ku nuk mundi as të bënte aplikimin.
Karakteristika: Në Kavajë njerëzit janë fanatikë, por ajo e kundërshton këtë fenomen. Thotë se, po fitoi, do hyjë në shtëpi dhe nuk ka për ta ndaluar asgjë. E prezanton veten si vajzë normale, të thjeshtë dhe të komunikueshme. Është tip i qetë në përgjithësi. Miqësohet shpejt. I fejuari i saj është shofer zjarrfikëseje në Kavajë. Nuk përputhen shumë me njëri-tjetrin, madje ai është dhe pak xheloz. Pëlqen të kërcejë dhe të argëtohet. I vetmi moment argëtimi për të janë aktivitetet që organizon me fëmijët e shkollës. ********************************

Qetsor Ferunaj – Pjesmarres i Big Brother Albania 2 Datëlindja: 25.12.1975
Horoskopi: Bricjapi
Mosha: 33 vjec
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Orikum, Vlorë
Gjendja civile: I martuar, me një fëmijë (djalë)
Besimi: agnostik
Shenja të vecanta: një code bar, tatuazh në krah. Më vonë tek code bar-i do vendosë datëlindjet e fëmijëve. Ka dhe një shenjë të care në ballë, që e ka si pasojë e një aksidenti në Itali.
Arsimi: I lartë
Do të hyjë në Big Brother sepse: I duhen vetëm 30 mijë Euro për biznesin e tij, një hotel që ka nevojë për disa restaurime.
Karakteristika: Djalë i shkathët dhe me humor. I shoqërueshëm dhe i paparashikueshëm. Ka jetuar 3 vjet në Itali. Tani punon në Shqipëri dhe me paratë që fiton mban familjen dhe nënën. I ati i ka vdekur në një aksident rrugor. I zgjuar dhe dinak, i aftë të përshtatet me këdo. Ka bërë nëj kontratë me shtetin italian, që në rast vdekjeje t’i dhurojë organet e tij. Intrigant. Nuk punon më si inspektor kulture prej pak kohësh. Ka 2 shtëpi. Është duke përfunduar hotelin dhe për ta përfunduar i duhen 30 mijë Euro. Pëlqen Anthony Hopkins. Do të ketë 3 fëmijë. Nusja është kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Pëlqen Viktor Hygonë. Mban gjithmonë orë me vete. Më shumë para shpenzon për motive pune. Hotelin e ka në Orikum. Ka punuar si ndihmës-kuzhinier në Itali.
*********************************

| Erjola Jolldashi – Pjesemarrese e Big Brother Albania 2 |
| Mosha: 25 vjec Vendlindja: Elbasan Vendbanimi: Kucovë, së fundi ka ardhur në Tiranë Gjendja civile: E martuar me një fëmijë Sytë: Gështenjë Flokët: Të verdha Arsimi: I lartë. Vazhdon studimet për Agro-Biznes, Viti II, Elbasan. Profesioni: Ndihmon burrin në biznesin e fruta-perimeve Hobi: Llafet! Do të hyjë në Big Brother sepse: ka shumë energji pozitive që do donte t’ua transmetonte dhe të tjerëve.Karakteristika: Thotë që është tip karizmatik, e aftë të përshtatet me cdo grup shoqëror. Mendon se BB është një trampolinë e mirë për njerëzit si ajo që kanë aftësi në fusha të ndryshme e që nuk kanë mundësi të tjera për t’i shpalosur ato. Zotëron anglishten, italishten, greqishten dhe pak turqisht. Ka jetuar 2 vjet e gjysmë në Greqi. Është shumë e shkathët dhe di të përshtatet me cdo lloj situate. Ka bërë profesione që gjithmonë kanë pasur kontakte me njerëzit. Tip i sfidave dhe që nuk dorëzohet lehtë para vështirësive. |
*************************

Ardian Pojana – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 Mosha: 40 vjec
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Marketing tek “Moving Culture”
Hobi: Muzika, Oasis, futbolli anglez
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të njohë njerëz të rinj dhe të fitojë para.
Karakteristika: I hurit dhe i litarit. Bën gallatë me të gjithë. Dinak, i paparashikueshëm, por në brendësi tip i qetë dhe jo shumë impulsiv, në impresion të parë. Pranon shakatë. Nuk ka paragjykime. Është shumë i ri për moshën që ka. Adhuron Oasis dhe vishet si ata. Ka pasur një jetë mjaft të komplikuar.
*******************************

Pavlin Polia – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 Datëlindja: 30 shtator 1981
Mosha: 27 vjec
Vendlindja: Theth, Shkodër
Vendbanimi: Theth, Shkodër
Gjendja civile: I divorcuar
Gjuhë të huaja: italisht dhe pak anglisht
Instrumenta: Pak kitarë
Profesioni: I papunë
Hobi: Turizmi
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të tregojë historinë e jetës së tij, të japë një mesazh pozitiv dhe të fitojë cmimin e madh, të cilin do e përdorte për të hapur një zyrë informacioni për turistët në zonën e Thethit.
Karakteristika: I urtë, i duruar, shumë i rrahur nga jeta. Është i ndarë nag gruaja për cështje kanuni dhe nuk e shikon më fëmijën e tij. Nuk e ka problem ta diskutojë këtë temë në shtëpi. Ka jetuar 9 vjet në Itali. Tani do të donte të bënte dicka më shumë për vendin e vet dhe BB do ta ndihmonte shumë për ta realizuar këtë. Është i duruar dhe nuk nervozohet lehtë. Nuk do të jetojë më me “sytë mbyllur”.
********************************

| Dritan Shehaj – Pjesemarres i Big Brother Albania 2 |
| Mosha: 26 vjec Vendlindja: Gjirokastër Vendbanimi: Tiranë Gjendja civile: I fejuar Arsimi: I lartë, Fakulteti i Drejtësisë/ Universiteti Ushtarak “Skënderbej” Profesioni: Këshilltar ligjor në brigadën e mbështetjes rajonale/ Forcat e Armatosura. Hobi: AvokatiaDo të hyjë në Big Brother sepse: do donte të bëhej publik për të shpalosur aftësitë e veta në Avokati, ëndrra e tij. Karakteristika: Djalë i edukuar dhe mjaft inteligjent. Do donte të ushtronte profesionin e avokatit. Është i fejuar, pak xheloz. Nga BB i kaluar preferonte më shumë Olsin dhe më pak Rominën. Difekti i tij më i madh është që është pak impulsiv, por nuk arrin kurrë në kontakt fizik me dikë. Është i drejtpërdrejtë me dikë, respekton mendimet ndryshe. Ka besim në aftësitë e veta. Është deri diku mosbesues, herë-herë indiferent. Urren njerëzit që shtirren. Nuk bën kompromis me askënd për të fshehur bindjet e veta. Nuk ka jetuar jashtë. Shumë rrallë konsumon alkool. Në punë përdor veshje ushtarake, por kapelen nuk e vë. |
****************************

Aida Troka
Nuk ka ende nje pershkrim per te.
*****************************

Bjordi Mezini – Pjesemarresh i Big Brother Albania 2 Mosha: 20 vjec
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Lecco, Itali
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Pronar i agjencisë së ndërtimit “Domus Nova” në Itali
Hobi: Artet, kinemaja
Do të hyjë në Big Brother sepse: ka vite që është larg Shqipërisë dhe do ta përdorë si trampolinë për t’u bërë i njohur.
Karakteristika: Djalë simpatik dhe shumë i edukuar. Ka pak vështirësi me gjuhën, sepse është larguar nga Shqipëria që në moshën 2 vjecare. Në Itali ka një agjenci ndërtimi, të cilën e drejton vetë. Ka mundësi të mira ekonomike, por i kane thënë që në Shqipëri ka mundësi të mira për të realizuar ëndrrat. Ëndrra e tij është të bëhet aktor ose kineast. Adhuron kinemanë, pëlqen Mastroiani-n, Fellini-n, etj. Do donte të bënte një shkollë arti në Shqipëri. Është patriot. Thotë që jeta e tij është si një spektakël. Është menaxhues i cdo lloj situate.
*******************************

Mimoza Krasniqi Nuk ka ende nje pershkrim per te.
******************

Agon Radoniqi
Mosha: 27 vjeç
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Prishtinë, Kosovë
Gjendja civile: Beqar
Besimi: Ateist
Shenja të veçanta: Tatuazh në kraharor me fytyrën e Che Guevara-s
Arsimi: I lartë
Do të hyjë në “Big Brother” sepse: Do të tregojë që është në gjendje të bëjë çudira
Karakteristika: Antikonformist, i pëlqen gjithmonë të kundërshtojë të tjerët. Ka studiuar menaxhim dhe ka punuar si përkthyes me portugezë të KFOR-it në Kosovë. Për tetë vite, ka drejtuar një emision radiofonik në një radio privatë në Prishtinë. Në dhomën e tij, çdo objekt ka fytyrën e Che Guevara-s. Nuk lë film dhe ndeshje futbolli pa parë.