Nëse i keni duart e zëna, kur doni të pozoni dhe nuk keni ku të mbani celularin, ne po ju tregojmë një mënyrë të re të përhapur mes VIPave. Bëhet fjalë pikërisht për stilin e mëposhtëm, ku siç e shihni, si këngëtarja ashtu edhe Zajmina Vasjari kanë gjetur nga një zgjidhje alternative, por shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Ingridi ka një xhep të improvizuar te tutat kurse ZAJMINA një të tillë te minifundi i saj.
Kjo tendencë është më e fundit, me sa duket dhe mund të cilësohet si tendenca pranverë- verë 2009 për mbajtjen e celularit por këtë do ta shohim në vazhdim. Ajo që mund të themi në këtë rast është se përveç këngës, të dyja këngëtaret kanë edhe të tjera gjëra për t’ju ofruar fansave, siç është edhe kjo mënyrë e re e mbajtjes së celularit.

Këngëtarja Ingrid Gjoni përfundon në Spitalin Ushtarak me plagë të lehta në trup, të shkaktuara me mjete
prerëse. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, por gjithçka është mbajtur sekret. Incidenti nuk rezulton të jetë denoncuar në polici nga vetë këngëtarja. Mjekë të Spitalit Ushtarak kanë konfirmuar për “Gazeta Shqiptare”, se Ingridi është kuruar nga plagë të shkaktuara me mjete prerëse. Sipas tyre gjendja e këngëtares ishte e rëndë në momentin që kishte mbërritur në spital, por fatmirësisht plagët ishin sipërfaqësore në pjesën e sipërme të trupit dhe nuk kishin dëmtuar organe jetësore apo të kishin sjellë probleme të pariparueshme.
Sipas fjalëve, ngjarja është provokuar nga një grindje banale mes kën-gëtares dhe disa vajzave të tjera banore të Laprakës. Këto të fundit e kanë goditur dhe e kanë rrahur paq këngëtaren, madje e kanë qëlluar me thikë ose me mjete të tjera të forta duke i shkaktuar edhe plagët e dukshme në pjesën e sipërme të trupit. E plagosura VIP e Spitalit Ushtarak, ka marrë vetëm mjekimin e parë dhe atë të domosdoshëm e më pas ka vijuar me mjekimet në banesë. Nuk dihen ende motivet sesi kjo ngjarje nuk është regjistruar në polici, ndonëse në Spitalin Ushtarak ndodhet e stacionuar 24 orë në ditë një patrullë policie, enkas për të verifikuar të plagosurit apo pacientët që mund të kenë lidhje me ngjarjen kriminale. Gazeta ka tentuar të lidhet me këngëtaren Gjoni, por telefoni i saj ka qenë gjatë gjithë kohës jashtë shërbimit. Të gjitha kontaktet e tjera me këngëtaren kanë rezultuar mision i pamundur për Gazetën, për shkak të “no comment” për këtë informacion.
Pikërisht një vit më parë, në 16 tetor, Ingrid Gjoni ishte përfshirë në një tjetër incident. Ajo së bashku me 14 miq të saj, përfshi edhe Çiljeta Xhilagën, ishin duke u dëfryer në lokalin “Kanon”, pas spektaklit ‘Miss Globe International’, kur për shkak të një mikeshës së tyre, që siç duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinë. Pas 2 orëve të kaluara në polici, ku dhe kishte dhënë deklaratën me shkrim, Gjoni është liruar bashkë me disa miq të saj.