Tirana, fitore historike ndaj Milanit magjik
Carlo Ancelotti ka hedhur ne fushe qe nga minuta e pare brazilianin Ronaldinho, holandezin Seedorf dhe disa yje te tjere, por kjo nuk u ka mjaftuar kuqezinjve te bindin ne token shqiptare, pasi Tirana ka fituar 2-1.
Pjesa e pare e takimit, eshte mbyllur me fitoren e Tiranes 1-0. Goli i vetem i fraksionit te pare te takimit u shenua nga Xhafa ne minuten e 29-te. Milani nuk eshte shfaqur me potencialin e vertete para portes se Nallbanit, duke mos treguar qartesi ne fazen sulmuese, ndersa Tirana i ka interpretuar mjaft mire 45 minutat e para.
Pjesa e dyte ka nisur me Milanin ne sulm por ishin bardheblute ata qe hodhen poshte cdo parashikim, duke dyfishuar me Muzaken ne minuten e 71-te. Milan nuk ka arritur te jete i qarte ne sulm, pavaresisht hyrjes se Shevcenkos ne pjesen e dyte. Kuqezinjte e Ancelotti-t arriten te kuadratin e Nabllanit vetem ne minuten e fundit me ane te Ronaldinho-s, i cili qendroi ne fushe per 90 minuta.
Nje nga yjet e tjere te Milanit, Seedorf ka luajtur gjithashtu per 90 minuta. Pas kesaj fitoreje, Tirana ka cuar ne qiell trofeun “Taci Oil” qe u organizua per here te pare ne vendin tone.




Komento