Titullohet “Boy” dhe është kënga më e re e këngëtares dhe supermodeles së njohur sh qiptare që jeton në New York të SHBA.

[singlepic=29,320,240,watermark,]Vlera Xhakla, në këtë bashkëpunim, për të cilin në një intervistë për “Gazetën” pak kohë më parë ka pohuar se do të jetë dhe e fundit, ka zgjedhur pikërisht një prej emrave më të mëdhenj për momentin në tregun muzikor, që mban vulën e shumë hiteve si “Apologize”, etj.

Kështu, ndërkohë që kompozimi për “Boy” i është besuar treshes Timbaland, Finley Quaye, Vixen, një risi vërtet shumë interesante i përket dhe tekstit, është shkruar nga vet Vlera, që ka treguar dhe aftësitë e saj në vargje. Kënga pritet të lançohet së shpejti, për t’u kthyer në një sukses të vërtetë.